Maqedoni

Zgjedhjet e 11 dhjetorit, skadon afati për dorëzimin e listave në KShZ

11.11.2016 12:43

Në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor...

Partitë politike në opinion i publikojnë bartësit e listave për gjashtë njësitë zgjedhore, por tani për tani asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar lista deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Listat e kandidatëve duhet të shqyrtohen dhe konfirmohen nga anëtarët e KShZ-së në afat prej 48 orëve nga momenti i dorëzimit, gjegjësisht deri të dielën në mesnatë.

Përderisa konstatohen parregullsi, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t'i largojnë në afat prej 48 orëve. Shorti për orarin e listave duhet të mbahet më 20 nëntor.

Njëkohësisht në mesnatë përfundojnë edhe afatet për kontrollin publik në Listën zgjedhore për paraqitjen e shtetasve të Republikës së Maqedonisë për votim jashtë vendit dhe për ripërtëritjen e të drejtës zgjedhore të personave me regjistrime kontestuese pas kontrolleve të fundit në terren dhe kontrollet administrative të Listës zgjedhore.

Sipas mesatares së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri dje në orën 14:00 janë paraqitur 16.720 shtetas të Maqedonisë për votim, të cilët jetojnë jashtë vendit e që 14.156 janë pranuar, janë refuzuar 208, ndërsa në përpunim janë 2.356.

Në lidhje me 29.858 regjistrime kontestuese pas kontrolleve të fundit në terren dhe administrative të Listës zgjedhore, për rregullimin e të drejtës zgjedhore kanë aplikuar 1.043 qytetarë.

KShZ-ja ka pranuar 1.005 aplikime, përderisa 38 janë në përpunim. Deri nesër në mesnatë është afati i fundit që këta persona ta rregullojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

Listën zgjedhore KShZ-ja duhet ta nënshkruajë më 27 nëntor.