Botë

Obama kërkon buxhet shtesë nga Kongresi

11.11.2016 13:09

Presidenti amerikan në largim, Barak Obama, kërkoi dje nga liderët e Kongresit që t'i jepet buxhet shtesë në vlerë prej 11,6 miliardë...

Presidenti amerikan në largim, Barak Obama, kërkoi dje nga liderët e Kongresit që t'i jepet buxhet shtesë në vlerë prej 11,6 miliardë dollarësh për ndihmë trajnimi të forcave afgane të sigurisë, për veprimet kundër ShI-së, si dhe për financimin e numrit më të madh të ushtarëve në vendet e huaja, njofton TASS.
 
Në kërkesë vërehet se Obama kërkon që ligjvënësit të bëjnë ndryshime në buxhetin federal për vitin e ardhshëm financiar, i cili ka filluar më 1 tetor të vitit 2017, me qëllim që të rriten financat, të parashikuara për "kryerje të operacioneve në vendet e huaja".
 
Ai parashikon që për operacione ushtarake në Afganistan, Siri dhe Irak të akordohen  5,8 miliardë dollarë. E njëjta shumë ai kërkon që të dedikohet edhe për plotësim të buxhetit të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila hyn në strukturën e tij.
 
Kjo shumë do të përdoret si për qëllime të tjera, ashtu edhe për rritjen e sigurisë së ambasadave, ndërsa gjithashtu edhe për dhënie të ndihmës së popullatës nga këto rajone në Irak dhe Siri, prej ku janë dëbuar xhihadistët e ShI-së dhe ekstremistëve të tjerë.
 
Kështu, sipas Obamës, nëse merren parasysh kërkesat dhe nëse miratohen, financimi i "operacioneve të jashtëzakonshme në vendet e huaja" në vitin financiar 2017 do të rritet në 85,3 miliardë dollarë.