Maqedoni

Nesër votohet në Maqedoni

26.04.2014 18:31

Qytetarët e Maqedonisë me të drejtë vote nesër do të zgjedhin 123 përfaqësues në Kuvendin Republikan si dhe presidentin e shtetit...

Qytetarët e Maqedonisë me të drejtë vote nesër do të zgjedhin 123 përfaqësues në Kuvendin Republikan si dhe presidentin e shtetit.
 
Sot ka votuar diaspora në njësinë zgjedhore shtatë, tetë dhe nëntë, të zhvendosurit e brendshëm si dhe të sëmurët, të pamundurit, të burgosurit dhe ata që janë në paraburgim.
 
Sipas nënkryetarit të KShZë-së Subhi Jakupi procesi zgjedhor sot ka filluar në kohë dhe është zhvilluar pa probleme. Në disa vendvotime në diasporë ku janë paraqitur rradhë të gjata për votim janë dyfishuar komisionet për të evituar pritjet.
 
“Sa i përket procesit zgjedhor në diasporë, nga informatat që disponojmë procesi është duke ecur mirë. Normal që kemi një fluks më të ngjeshur në Venedik, Bern dhe Vienë. Por mbi të gjitha edhe pse ka rradhë të cilët presin që të votojnë në këto ne morrëm qëndrim si KShZ që të formojmë nga dy trupa zgjedhore që të mundet procesi të ec normalisht”, shprehet nënkryetari i KShZ-së, Subhi Jakupi.
 
Sipas përfaqësive diplomatike, ku edhe bëhet votimi, shumë mërgimtarë edhepse janë paraqitur nuk gjenden në Listën zgjedhore. Vec kësaj problem për mërgatën paraqet edhe dita, pasi për shumicën dita e shtunë është ditë pune.  
 
“Vendvotimi 5006 në Zagreb, deri në ora 16 ka vijuar mirë pa asnjë problem, problemi I vetëm ka qenë se shumë të paraqitur nuk janë në listat zgjedhore. Deri më tani kanë dalë diku 25%, mirëpo është një problem tjetër sepse këtu ditën e shtunë punohet dhe shumë nga votuesit që vijnë thonë se kanë lënë vendin e punës”, shprehet Muhamed Xhezairi nga këshilli votues në Zagreb.    
 
1,780.128  qytetarë janë regjistruar në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, të cilët votoën e tyre mund t’ia japin njërës nga 14 lista kandidatësh për deputet, të parashtruara nga pesë koalicione dhe nëntë parti politike.
 
Ndrëkaq në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mund të votojnë 1.779.572,  votues të regjistrtuar në Listën zgjedhore për zgjedhjet prtesidenciale, të cilët mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatë në garë.
 
Nesër në ora shtatë të mëngjesit do të fillojë votimi në 3480 vemdvotime, në mbarë vendin dhe do të përmbyllet në ora 19. Fletët e votimet do të jenë edhe në gjyhën shqipe në vendbanimet ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullatës.  
 
Këto janë zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të tretat me rradhë dhe zgjedhjet e teta në total që nga mëvetësimi i Republikës.
 
SHPËTIM NUREDINI