Maqedoni
Është gjetur një kufomë në dekompozim në afërsi të kufirit Maqedoni-Serbi
11.11.2016 15:02
Një kufomë në fazë të dekompozimit është gjetur në rajonin e fshatit Strazhë në afërsi të kufirit Maqedoni-Serbi....

Policia sot kumtoi se kufoma është gjetur dje në orën 09:40 minuta në rreth 20 metra nga kufiri shtetëror në territorin e Maqedonisë. Nëpunësit policorë nga VK "Bellanoc" janë drejtuar në vendin dhe kanë gjetur kafkë njeriu.
Për shkak të mosqasjes në terren, gjegjësisht lëvizjes së vështirë me automjete dhe errësirës për sot është caktuar ekspertizë në vendin e ngjarjes./Mia
