Maqedoni

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

11.11.2016 16:01

Gjithsej 84.018 turistë e kanë vizituar Maqedoninë në shtator të këtij viti që është për 6,1 për qind më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar...

Gjithsej 84.018 turistë e kanë vizituar Maqedoninë në shtator të këtij viti që është për 6,1 për qind më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa janë realizuar edhe 197.122 bujtje që është rritje për shtatë për qind.
 
Ashtu siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve vendor është rritur për 22,7 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 0,9 për qind, derisa numri i bujtjeve të turistëve vendor është rritur për 21,9 për qind, ndërsa i të huajve për 1,1 për qind.
 
Rritje tregojnë edhe rezultatet për nëntë muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në shtator, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Numri i turistëve është rritur për 4,3 për qind: te turistët vendor  për 4,8 për qind ndërsa te të huajt për 4. Numri i bujtjeve, sërish, është rritur për 2,3 për qind: te turistët vendor për 3,3 ndërsa te ato të huaj për 0,8 për qind./mia