Botë

Turqia e arrestoi drejtorin e Bordit Drejtues "Xhumhuriet"

11.11.2016 16:30

Autoritetet turke sot e arrestuan drejtorin e Bordit Drejtues të gazetës opozitare "Xhumhuriet"...

Autoritetet turke sot e arrestuan drejtorin e Bordit Drejtues të gazetës opozitare "Xhumhuriet", pasi nëntë redaktorë dhe gazetarë të kësaj gazete ishin arrestuar javën e kaluar.
 
"Xhumhuriet" publikoi se kryetari i Bordit Drejtues Akim Altai është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas arritjes nga Gjermania.
 
Nëntë redaktorë dhe gazetarë, duke e përfshirë edhe kryeredaktorin aktual gjenden në paraburgim dhe presin gjykimin, ndërsa këto arrestime e rritën brengën te vendet perëndimore për shkak të shkeljes së lirive mediale në Turqi./mia