Basketboll

NBA, shkëlqen Curry fiton Golden State, Wade mund Miamin

11.11.2016 16:37

Stephen Curry rishfaqet në versionin e tij më të mirë duke udhëhequr Golden State Warriors drejt fitores së 3-t rradhazi dhe të 7-tës në total në këtë sezon të Nba-së...

33 pikë 7 asiste dhe 5 rebound koleksionoi ylli i Warriors në suksesin e thellë 125-101 të nëkampionëve të Nba ndaj Denver Nuggets brenda në Colorado.
 
Për t’u vlerësuar edhe paraqitjet e Klay Thompson dhe Kevin Durant që të dysëbashku shtuan 37 pikë të tjera në fitoren e Golden State. 
 
Rikthehet dhe në të njëjtën kohë largohet si fitues nga American Airlines Arena Dwayne Wade.
 
Falë edhe 13 pikëve të tij, Chicago Bulls ndëshkoi Miami Heat me shifrat 98-95 brenda në Florida.
 
Kjo ishte sfida e parë si kundërshtar për 34-vjecarin pas plot 13-viteve të kaluara te Miami Heat.
 
Më shumë sesa Dwanye Wade në suksesin e Chicagos spitaki Jimmy Butler me 25 pikë, 5 asiste dhe 4 rebound pa harruar edhe Rajon Rondo që shtoi 16 pikë dhe 12 rebound.
 
Ndwrkaq, derbi kalifornian shkon për Los Angeles Lakers. Një fitore fantastike me përmbysje ajo e 16-herë kampionëve të Nba përballë, Sacramento Kings.