Maqedoni
Ademi: raporti korrekt, real dhe objektiv
11.11.2016 16:56
Edhe përkundër krizës politike, Maqedonia ruajti rekomandimin, edhe pse të kushtëzuar...

Për zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Arbër Ademi, ky aspekt duhet të vlerësohet shumë pozitivisht.
Për Ademin raporti është real, objektiv dhe i pritshëm dhe tashmë po shqyrtohet me kujdes.
“Sekretariati për Çështje Evropiane ka përgatitur analizë, e cila është dërguar deri te të gjitha institucionet, e që do të shqyrtohet edhe nga ana e Qeverisë. Ky rekomandim është konfirmim për perspektivën evropiane të Maqedonisë. Fokusi ynë është që ta respektojmë Marrëveshjen e Përzhinës, plotësimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe të gjitha obligimet e tjera të cilat rrjedhin nga ai. Kjo është mënyra e vetme që të afrohemi ndaj anëtarësimit tonë në BE”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje europiane, Arbër Ademi.
Sipas tij, raporti përmban rekomandime të rëndësishme për sferat të cilat janë të përfshira për prioritetet urgjente reformuese.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
