Maqedoni

“Festo me zemër jo me armë”, stop përdorimit të armëve

11.11.2016 17:04

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mirë dhe organizata studentore Uniteti Progresiv...

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mirë dhe organizata studentore Uniteti Progresiv, në bashkëpunim me sektorin për punë të brendshme, në kuadër të qytetit të Shkupit, organizojnë fushatën me moton “festo me zemër, jo me armë”, për t’i thënë stop përdorimit të pavëmendshëm, të armëve.
 
Kjo fushatë do të zgjasë tre muaj, dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët, për pasojat e përdorimit të pavëmendshëm ilegal të armëve të zjarrit, nëpër mbledhim dhe ahengje të ndryshme.  
 
"Ne këtu shpërndajmë fletushka, ku informojmë qytetarët për shfrytëzimin e armëve në vendet publike dhe në raste të zbavitjeve, sidomos pasojat në aspektin e viktimave, por edhe në aspektin ligjor të shfrytëzimit ilegal të armëve,- tha drejtori i IHPQM-së, Bashkim Bakiu.
 
"Rinia është shumë e tanguar nga këto aktivitete jashtëligjore që bëhen. Prandaj shumë viktima nga përdorimi i pavëmendshëm i armëve, janë pikërisht fëmijë  dhe ne si një organizatë rinore “Uniteti Progresiv”, jemi të kyçur në këtë projekt që të ngrisim vetëdijen tek të rinjtë  dhe ta bëjmë këtë kampanjë publike, përmes shpërndarjes së fletushkave në lokacione të ndryshme,  duke përfshirë këtu edhe vendet rurale”,- tha Enis Baftijari nga Shoqata Studentore ”Uniteti Progresiv”.  
 
Sipas të dhënave statistikore nga MPB, në periudhën e viteve 2010-2016, 11 persona janë regjistruar si pasojë e përdorimit të armëve nëpër dasma dhe festa të tjera, ndërsa në vitin 2015 një person i mitur ka humbur jetën nga një plumb i shkrepur në dasmë. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ