Maqedoni

Zaev: do t’i rizgjedhim të gjithë gjykatësit

11.11.2016 18:25

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se nëse partia e tij vjen në pushtet, do të ketë ndryshime të mëdha në funksionimin e sistemit të drejtësisë...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se nëse partia e tij vjen në pushtet, do të ketë ndryshime të mëdha në funksionimin e sistemit të drejtësisë, përfshi edhe rizgjedhje të përgjithshme të të gjithë gjykatësve në Maqedoni.
 
Ndryshimet, sipas tij, nënkuptojnë se asnjë gjykatës nuk do të guxojë të dënojë njerëz të pafajshëm, të bëjë procese të montuara apo të punojë për kriminelët.
 
“Paralajmëroj rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve. Mjaft pësuan qytetarët dhe njerëzit e ndershëm, derisa kriminelët dhe dhunuesit e pushtetit me bashkëpunëtorët e tyre janë në liri! Edhe vetëm 30 ditë dhe do të ketë drejtësi në Maqedoni! Do ta shkatërrojmë në tërësi lidhjen e gjyqësorit të pandërgjegjshëm me pushtetin e papërgjegjshëm, të korruptuar dhe kriminal të Nikolla Gruevskit! Asnjë gjykatës nuk do të guxojë të dënojë njerëz të pafajshëm! Asnjë gjyqtar nuk do të guxojë të montojë procese gjyqësore! As në ëndërr asnjë gjykatës nuk do të mendojë të punojë për kriminelët! Për shkak se kriminelët do të jenë ku e panë vendin, para drejtësisë! Drejtësia do të ketë fytyrë krejtësisht të re, sistemi do të jetë i pavarur, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm”,- tha Zaev.