Maqedoni

Koalicionit “për Maqedoni më të mirë”: do t’i mbrojmë interesat e Maqedonisë

11.11.2016 18:57

Me nënshkrimin e deklaratës “Maqedonia 2020”, Partitë e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” kanë nënshkruar marrëveshjen...

Me nënshkrimin e deklaratës “Maqedonia 2020”, Partitë e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” kanë nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe 25 partnerët e koalicionit.
 
Ndërsa me këtë rast, Gruevski premtoi angazhim për mbrojtjen e interesave të Maqedonisë, popullit maqedonas si dhe interesat e pjesëtarëve të bashkësive etnike.
 
“Ne anëtarët e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, marrim për obligim t’i mbrojmë interesat e Maqedonisë, popullit maqedonas, si dhe interesat e pjesëtarëve të bashkësive etnike. Së bashku do të angazhohemi për avancimin e standardeve në të gjitha fushat, si dhe sigurimin e ardhmërisë prosperuese për të gjithë qytetarët. Prioriteti ynë strategjik mbetet rritja ekonomike dhe punësimet, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe jetës më cilësore. Nuk do të shmangemi nga përcaktimi strategjik për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO”,- tha Gruevski.