Maqedoni

Nexhat Aqifi, fitues i Çmimit të Nëntorit në Kumanovë

11.11.2016 19:25

Kumanova sot kremtoi 11 Nëntorin –Ditën e çlirimit të qytetit...

Me rastin e kësaj dite u ndanë edhe çmimet tradicionale të nëntorit personave fizik dhe juridik për rezultate të arritura në lëmi të ndryshme.
 
Sivjet Çmimin e Nëntorit të qytetit të Kumanovës në fushën e gazetarisë dhe publicistikës e fitoi kolegu ynë, korrespondenti i TVM2 nga Kumanova, Nexhat Aqifi, për punën e tij shumëvjeçare si gazetar. 
 
Për dekada me radhë, Nexhat Aqifi me sukses i ka informuar opinionin e gjerë televiziv për të gjitha ngjarjet dhe aktualitetet nga qyteti.