Botë

Të paktën 13 të vdekur në zjarr në një fabrikë në Indi

11.11.2016 21:06

Të paktën 13 persona humbën jetën sot gjatë zjarrit në fabrikën e veshjeve në një periferi lindore të kryeqytetit indian Nju-Delhi...

Siç publikuan mediat indiane, zjarri ka shpërthyer në përdhesën e një ndërtese banesore, e cila ka qenë pranë fabrikës për prodhimtarinë e xhaketave të lëkurës.
 
Një dëshmitar për media lokale deklaroi se automjetet e zjarrëfikësve kanë arritur në vend, madje dy orë pas shpërthimit të zjarrit.
 
Policia kumtoi se zjarri në fabrikë me siguri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër e instalimit elektrik ose nga cigarja e hedhur./mia