Botë
Deputetët britanikë paralajmërojnë votim kundër ngritjes së Brekzit-it
11.11.2016 21:37
Shumica e deputetëve britanikë nga rradhët e Demokratëve liberalë, nga Partia Laburiste...

Shumica e deputetëve britanikë nga rradhët e Demokratëve liberalë, nga Partia Laburiste, si dhe nga Partia laburiste dhe Socialdemokrate katolike veriirlandeze (PLSD), sot kumtuan se me siguri do të votojnë në Parlament kundër ngritjes së procesit për Brekzit-in.
Lideri i Demokratëve liberal, Tim Faron për Radion Bi-Bi-Si deklaroi se partia do të kundërshtohet në veprimet e tilla të deputetëve të tij, vetëm përderisa Qeveria pranon të organizojë referendum në të cilin votuesit duhet ta pranojnë, ose ta hedhin poshtë propozim-marrëveshjen që Qeveria edhe do ta arrijë me BE-në rreth tërheqjes së vendit nga Unioni.
Laburistët zyrtarisht, tani për tani, janë kundër bojkotit në fillim të procesit të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, por disa deputetë të shquar nga kjo parti paralajmëruan se do të votojnë kundër fillimit të procedurës, pa dallim se si do të përcaktohet udhëheqësia partiake.
Mes tyre janë Oven Smith, i cili në zgjedhjet partiake të shtatorit ishte kundërkandidat i liderit Xheremi Korbin, si dhe ish ministrit laburist Dejvid Lami. Ata kërkojnë Qeveria të pranojë amendament në vendimin e saj për fillim të tërheqjes nga BE-ja.
Paralajmërimet e deputetëve se do të votojnë kundër ngritjes së nenit 50 nga Marrëveshja e Lisbonës për fillim të Brekzit-it, vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Londrës se Qeveria vetëm pa përkrahje dhe pajtim të Parlamentit, nuk mundet të ngritë procedurë për braktisje të vendit nga BE-ja.
Qeveria e kryeministres Tereza Mej parashtroi padi deri te Gjykata e Lartë, ndërsa sot i dënoi paralajmërimet e opozitës për bojkot të fillimit të Brekzit-it.
Në kumtesën qeveritare thuhet se bllokadat tregojnë se opozita nuk dëshiron ta pranojë vullnetin e votuesve dhe rezultatin e referendumit.
Me ndihmën e deputetëve konservatorë dhe me përkrahjen e laburistëve "lojal" ose me abstenimin e tyre eventual, Qeveria mund ta rrëzojë dispozitën e saj për Brekzit në Dhomën e Poshtme të Parlamentit.
Deputetëve "kryengritës" mund t'u bashkangjiten edhe të gjithë 65 përfaqësuesit e Partisë nacionale skoceze (PNS). Lideri i tyre Nikolla Starxhen deklaroi se ata nuk do të votojnë për asgjë që e "shkatëron vullnetin e skotlandezëve"./mia
