Botë

Obama: Ushtria është frymëzim për unitetin kombëtar

11.11.2016 22:03

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se populli amerikan duhet të bashkohet pas zgjedhjeve të kësaj jave dhe se frymëzimin mund ta gjejë tek ushtarët...

Duke folur në Ditën e Veteranëve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, Obama tha se ushtria amerikane është institucioni më i shumëllojshëm i SHBA-së, i cili përbëhet nga imigrantë dhe amerikanë, që përfaqësojnë të gjitha fetë apo asnjë fe.
 
Ai tha se të gjithë ata janë të përkushtuar në “shërbimin e përbashkët”.
 
Zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së ka çuar në protesta në gjithë vendin.
 
Para se të fliste, Obama nderoi veteranët duke vënë kurora me lule në Varrin e të Panjohurve./evropaelire