Normalizohet qarkullimi në rrugën Shkup-Tetovë
12.11.2016 13:09
Qarkullimi në autostradën Shkup-Tetovë është normalizuar....

Qarkullimi në autostradën Shkup-Tetovë është normalizuar.
Ky aks rrugor nga ora 10:00 ishte bllokuar në të dy drejtimet për shkak të grumbullimit të qytetarëve në Grupçin.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)
