Punëtorët e Jugohromit bllokojnë autostradën Shkup-Tetovë

12.11.2016 15:49

Organizata sindikale “ Jugohrom Alzar” në shenjë proteste ka bllokuar të dy krahët e autostradës Tetovë-Shkup...

Organizata sindikale “ Jugohrom Alzar” në shenjë proteste ka bllokuar të dy krahët e autostradës Tetovë-Shkup tek pika e pagesës.

Punëtorët kërkojnë që Jugohrimi të fillojë me punë ndërsa derisa muk ristartohen furrat ato kërkojnë që të ppunësuarit të kenë statusin e tyre.

Kërkesa tjtër e punëtorëve që i kanë dorëzuar në udhëheqësi është që në afat sa më të shkurtës të ndërtohet sistemi i filtrimit.

Më 3 nëntor kombinati Jugohromit, fiku të gjitha furrat e shkrirjes dhe ndërpreu tërësisht prodhimtarinë, pas vendimit të inspektoratit të ministrisë së Ekologjisë për ndërprerjen e punës për shkak të mos vendosjes së filtrave në afatin e paraparë, më 31 tetor.

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, mbyllja e këtij kombinati është kërkuar me vite nga banorët e rajonit të Pollogut.