Afganistan, hidhet në erë baza amerikane, 4 të vdekur

12.11.2016 16:28

Një shpërthim i madh në Bagram, bazën ajrore në Afganistan...

Një shpërthim i madh në Bagram, bazën ajrore në Afganistan që është objekti ushtarak më i madh amerikan në vend, ka vrarë të paktën katër persona.

Të paktën 14 të tjerë u plagosën në këtë shpërthim, tha guvernatori qarkut lokal Haji Shookor për BBC.

Talebanët thanë se një nga sulmuesit e tyre kishte hedhur veten në erë dhe kishte kryer kështu sulmin.

Baza, në afërsi të Kabulit, është venë nën sulm të shpeshta, pasi talebanët rritën operacionet para fillimit të dimrit. Sulmi është një shkelje serioze e sigurisë në një prej bastioneve më të mira ushtarake në Afganistan. Bagram u godit sapo njerëzit u mblodhën për të festuar Ditën e Veteranëve.