KSHZ, garuesit në zgjedhje dorzuan listat me kandidatë

12.11.2016 17:49

Dymbëdhjetë koalicione dhe parti parashtruan lista për kandidatë për deputetë...

Dymbëdhjetë koalicione dhe parti parashtruan lista për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor.

Pak para përfundimit të afatit, lista me kandidatë, parashtruan BDI, PDSH, Lëvizja Besa, Koalicioni “Aleanca për shqiptarët “ PPD, koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE, koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM – ja, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Koalicioni VMRO për Maqedoninë, PL,LPM dhe Majtistja PSDM.

“BDI dorzoi listat e kandidatve për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore.Lista e kandidatëve është hartuar në përputhje me konsultimet paraprake me konsultime të gjëra me të gjitha organet kompetente të partisë, përfshirë këtu edhe krysinë qendrore të BDI-së” - u shpreh Arbër Ademi nga BDI.

“Në zonën zjedhore numër një, lista e koalicionit ‘Aleanca për Shqiptarët’ udhëhiqet nga Zulfi Adili,në zonën zgjedhore numër dy lista udhëhiqet na Nexhmedin Sadiku, në zonën zgjedhore numër pesë lista udhëhiqet nga Surija Rashiti , në zonën zgjedhore numër gjashtë lista udhëhiqet nga kryetari LR-PDSH Ziadin Sela” – deklaroi Zulfi Adili nga Koalicioni “Aleanca për shqiptarët”.

“Ne do të garojmë në katër njësi zgjedhore.Në njësinë e parë, dytë, pestë dhe njësinë e gjashtë zgjedhore. Përfaqësues të njësive zgjedhore do të jenë:Zekiraja Ibraimi në njësinë e parë zgjedhore, Afrim Gashi në njësinë e dytë zgjedhore, Arben Labënishti në njësinë e pestë zgjedhore dhe Bilall Kasami në njësinë e gjashtë zgjedhore” – tha Faton Fazliu nga “Lëvizja Besa”.

“Në këtë moment në KSHZ dorzuam listat e kandidatëve të koalicionit  të udhëhequr nga LSDM. Kjo është listë me kandidatë e cila është hartuar së bashku me qytetarët e dhe e miratuar nga organet më të larta të parties” – thane nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM.

“Bartës të listave janë në njësinë e pare Nikolla Popovski, në njësinë e  dytë Nikolla Todorov, Në njësinë e tretë jam unë, në njësinë e katërt  Nikolla Gruevki, në njësinë e pestë Antonio Miloshovski, në njësinë e gjashtë zgjedhore Vllatko Gjprçev dhe në njësinë e shtatë Ramazan Miftarovski” – tha Ilija Dimovski  nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Bartës i listës së BDI-së në Njësinë e parë Zgjedhore është Artan Grubi, në të dytën Ejup Halimi, në të tretën Nafi Durmishi, në të katërtën Artin Spahiu. Në të pestën i pari në listë është Agim Shaqiri, në të gjashtën lideri i partisë Ali Ahmeti, ndërsa në të shtatën Xhevdet Spahiu.

Te PDSH-ja i pari në listë në Njësinë zgjedhore është Idriz Orana, në njësinë e dytë zgjedhore Orhan Ibrahimi, ndërsa Sami Rushiti në Njësinë e tretë zgjedhore. Në Njësinë e pestë zgjedhore bartës është Adrian Huseini, ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi është i pari në listë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Koalicionin e LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore e kryeson Stevo Pendarovski, ndërsa Oliver Spasovski në njësinë e dytë zgjedhore. Në njësinë e tretë zgjedhore bartës është Lupço Nikollovski, në të katërtën kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në të pestën Radmilla Shekerinska dhe në të gjashtën Petre Shilegov. (Naim Ramadani, TVM2)