“Jugohromi”, punëtorët bllokojnë rrugët në hyrje të Tetovës

12.11.2016 18:03

Me bllokimin e Autostradës Tetovë- Shkup, punëtorët kombinatit metalurgjik Jugohrom...

Me bllokimin e Autostradës Tetovë- Shkup, punëtorët  kombinatit metalurgjik Jugohrom, kërkuan gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e tyre.

Ata thonë se me mbylljen e kommbinatiti dhe lënien e tyre pa punë, u rrezikohet ekzistenca, pasi me parat  që fitojnë nga Jugoromi ushqejnë familjet.

Ata thonë se e kuptojnë që fabrika u mbyll për shkak se ndoste ajrin, por kërkojnë që edhe atyre tu gjendet një zgjidhje.

“Kërkesat tona qoftë se nuk e hapin fabrikën , duhet që të na paguajnë qoftë edhe gjysmën e rrogës, sepse ne ekzistencën e kemi nga kjo fabrikë . Nuk është që e ndotën ajrin ajo dolën protestuan dhe u mbyllë tani duhet neve të na gjejnë një zgjidhje, ne prej saj ekzistojmë.”

“Kërkesat tona janë për të shkuar në punë , ne as gjë tjetër nuk kërkojmë në punë të jemi , kemi mbetur rrugëve.”

“Ne duam punë duam bukë ti ushqejm , familjen unë personalisht jam  veti I gjashti amtar më një rrogë Jugohromi. Kush nesër mua më siguron jetën e fëmijëve , meqenëse është e dëmshme filtrat duhet të vendosen , ato që protestojnë kundër nesh në të na japin një rrogë sikur kanë ato . Për ekzistencë buke punohet.” – thane disa nga punëtorët e fabrikës “Jugohrom” që kishin dalur sot në protesta.

Kryetari i sindikatës Bajram Amiti  thotë  se Jugohromi , nuk është ndotësi i vetëm i Tetovës , pasi  edhe kur  kombinati nuk ka punuar, ndotja ka qene e madhe. Ai kërkon  nga ministria e ekologjisë që të tërheqë vendimin për mbylljen e Jugohromit, në të kundërtën paralajmëron se  do vazhdojnë me protesta.

“Jugohromi nuk është faktor kryesor i ndotjes se , Jugohromi nuk e ka ndotur as Shkupin ,as Kërçovën . Kërkojmë nga ministria e ambientit jetësor që të shikon  edhe një herë vendimin dhe të sjell vendim tjetër , që të anuloj vendimin e parë dhe të fillojmë me punë , për deri sa ata nuk marinë masa atëherë kërkojmë nga Qeveria , që qeveria të sjellë vendimin.” – deklaroi kryetari i sindikatës së të punësuarve në” Jugohrom”, Bajram Amiti.

Por as të punësuarit as sindikata, nuk kishin përgjigje se përse kombinati në të cilin punojnë, nuk respekton afatet e njëpasnjëshem ligjore për vendosjen e filtrave.

Madje drejtuesit e Jugohromit kanë kërkuar edhe një tjetër afat shtesë prej 18 muajsh, me arsyetmin se këtë radhë vendosjen e filtrave e kanë penguar problemet pronësore juridike me komunën e Jegunocvës.

Drejtuesit e tij gjithsesi nuk japin përgjigje përse për këto probleme publikisht folën vetëm muajin e fundit  kur u afrua afati ligjor , edhe pse më herët në qershor thanë se kësaj radhe nuk ka asnjë problem për të respektuar afatin ligjor.

Drejtuesit dhe sindikata kanë arritur marëveshje që per kete muaj disa punetore te shfrytezojne pushimin e mbetur vjetor e te tjeret do te paguhen me 70% te rroges, por punetorët kërkojnë zgjidhje afatgjatë.

Edhe qytetarët kërkojnë zgjidhje afatgjatë të problemit të ndotjes. Vendosja e filtrave nga drejtuesit e Jugohromit, është e vetmja zgjidhje edhe për ajrin e Pollogut, edhe për të punësuarit e tij. (Visar Sadiki, TVM2)