Përmbytjet në Shqipëri, zona më problematike Kurbini

12.11.2016 21:26

Gjate natës dhe ditës së sotme kanë vijuar reshje të shumta....

Gjate natës dhe ditës së sotme kanë vijuar reshje të shumta që kane rritur nivelin e ujërave të lumenjve dhe përrenjve në Shqipëri.

Në Sarandë, ka dalje nga shtrati të lumit të Bistricës, Pavllos dhe Kalasës duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore. Në hidrovorin e Cukës në Sarandë ka pasur ndërprerje të energjisë, por aktualisht hidrovori është në punë.

Po kështu, lumi i Drinit të zi në Dibër dhe përrenjtë malore kanë prurje të rritura. Është ndërhyrë në argjinaturat mbrojtëse në Gjoricë. Në kanalin ujitës të Klosit, i cili shërben edhe si kanal i ujërave të larta ka dëmtime nga prurjet e shumta dhe rrëshqitjet e tokës.

Hidorovoret kanë punuar me kapacitet të plotë gjatë gjithë kohës. Situata po monitorohet pa ndërprerje nga Bordet e Kullimit në bashkëpunim me bashkitë. Ndërkohë në Qarkun Lezhës  reshjet vazhdojnë, por me intensitet më të ulët se ditë më parë.

Më problematike ngelet situata në Kurbin, ku sipas informacioneve nga terreni rezulton të jenë rreth 500 ha nën ujë. Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Ndërsa Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.