Raporti i progresit, Ristevska: Raport real në shumicën e vërejtjeve
Raporti I komisionit Europian për përparimin e Maqedonisë....

Raporti i komisionit Europian për përparimin e Maqedonisë, është objektiv dhe tregon realitetin në të cilën gjendet vendi.
c, nga instituti për hulumtim dhe krijimin e politikave , thotë se raporti, bashkë me vërejtjet reale, duhet të kishte më shumë udhëzime për drejtimin në të cilën duhet të hecë Maqedonia, por ajo pranon se raporti tregoi qartë realitetin, se liderët politikë nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm të dialogojnë dhe interesi partiak vazhdon të jetë mbi atë shtetëror.
“Është objektiv vlerësimi se në periudhën e kaluar shteti tregoi kapacitet minimal të lëvizë në drejtim të përparimit të dialogut politik. Dhe kjo nuk është e mirë për vendin sepse u pa edhe në vlerësim qe kemi liderë politik që nuk arrijnë dot të dakordohen për cështje të rëndësishme dhe që kanë nevojë për lehtësues në këtë process. Sidomos u tregua se liderët I vënë interest partiake mbi ato shtetërore” – tha Maria Ristevska nga Qendra per Hulumtim dhe Krijim të Politikave.
Sipas saj, gjithsesi ka një dozë Subjektiviteti në vlerësimin në raport, për rolin e shoqërisë qytetare në zgjedhjen e krizës.
Sipas Ristevskës, edhe pse ka forcë reale për të ndryshuar gjendjen, shoqatat qytetare dështuan në një farë mase të ktheheshin në zërin e fortë të kritikës që do të ndryshonte gjendjen, duke imponuar mendimin qytetar në zgjedhjet politike që u dakorduan
“Kriza politike zbuloi se edhe shoqatat qytetare nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për dialog mes tyre dozë kuptimi për mendime të ndryshme dhe si të kanalizojnë këto qëndrime në një dialog që mund të përmirësojë gjendjen . Si rezultat I kësaj u tregua se sektori qytetar fatkesisht nukmundi të ketë rol kyc në zgjidhjen e krizës edhe pse ka kapacitet ta marrë këtë rol. Kësaj radhe ne si sektor qytetar, e lëshuam këtë mundësi” - u shpreh Maria Ristevska nga Qendra per Hulumtim dhe Krijim të Politikave.
Zgjedhjet shihen si mundësi e vetme për tejkalimin e krizës politike. Maqedonisë I nevoitet qeveri stabile dhe institucione funksionale të gatshme për të realizuar reformat e kërkuara nga Bashkwsia Europiane.
Çdo qeveri që do të dalë nga zgjedhjet, duhet të zgjidhë urgjentisht cështjen e qeverisjes së mirë, të reformojë rrënjësisht gjyqësorin, të përforcojë pavarësinë e institucioneve, thotë Ristevska. (Gyltene Sinani, TVM2)
