PDSH mbajti konventën dhe shpalosi platformën

13.11.2016 12:49

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë në Shkup ka mbajtur konventën promovuese...

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë në Shkup ka mbajtur konventën promovuese.

Kryetari i saj Menduh Thaçi para simpatizantëve të saj, prezantoi bartësit e listave si dhe shpalosi programin për zjedhjet e ardhshme .

Ai tha se  duam buxhet proporcional  jo për të blerë armë dhe tanke , por per shkak se  duam ti kemi rrugët e mira siç i kanë të tjerët, te kemi kanaliizme siç i kane te tjeret, femijet tane te marrin bursa dhe kredi, të gjithë të kenë mbrojtje sociale.

Sipas tij ky mjet i nderprerjes së diskriminimit ekonomik arrihet vetëm nëpërmjet avansimit të drejtave politike të shqiptarëve.

Thaçi gjithashtu theksoi se dëshiron të fitojë 20 deputet që të bëj të gjitha premtimet e shqiptarëve realitet edhe përkundër asaj që Gruevski kërkon 63 deputet.