Life Style
Përse femrat e martuara shkojnë në shtrat me meshkuj të tjerë?
27.04.2014 11:42
Sipas anketës së një portali amerikan për lidhje të çifteve, duket që femrat e martuara kur tradhtojnë pikërisht kërkojnë - kënaqësi...
Sipas anketës së një portali amerikan për lidhje të çifteve, duket që femrat e martuara kur tradhtojnë pikërisht kërkojnë - kënaqësi.
Përse njerëzit tradhtojnë është pyetje e shpeshtë për të cilën ekzistojnë përgjigje të shumta.
Një hulumtim i portalit për lidhje midis shkelësve të kurorës Ashley Madison ka konstatuar se femrat e martuara vendosin të tradhtojnë, sepse në shtëpi nuk marrin seks të mjaftueshëm, është publikuar një hulumtim tjetër i ri, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi gjithashtu ka treguar edhe që femrat janë më të prira për tradhti kur bëhen të ekspozuara tepër shumë me stres dhe ndiejnë presion, andaj me veprime të këtilla kërkojnë diçka të re, ndërkaq mosha kritike për tradhti është para t’i mbushin 40 vjeç.
Kush tradhton më shumë? Akoma rijnë meshkujt – 21 për qind e tyre të cilët janë të martuar kanë pranuar që u vardisen femrave të tjera, ndërsa këtë gjë e bëjnë vetëm 15 për qind e femrave të martuara.
Ia vlen të thuhet edhe kjo që femrat të cilat tradhtojnë bashkëshortët në dhjetëvjetëshin e fundit është rritur madje në 40 për qind.