Pakistan, dhjetëra të vrarë nga eksplodimi
Zyrtarët thonë se nga eksplodimi i bombës në një tempull Sufi...

Zyrtarët thonë se nga eksplodimi i bombës në një tempull Sufi në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë dhjetëra vetë dhe plagosur shumë të tjerë.
Ministri i brendshëm në provincën Baluçistan, Mir Sarfaraz Ahmet Bugti, u tha sot reporterëve se nga eksplodimi në tempullin, Shah Noorani, në veri të qytetit Karaçi, janë vrarë 52 vetë dhe plagosur 105 të tjerë.
Qindra njerëz ishin brenda tempullit në kohën e sulmit për një ritual të vallëzimit, që mbahet çdo ditë në perëndim të diellit. Sipas këtij zyrtari, në mesin e të vrarëve konsiderohet se kishte gra dhe fëmijë.
Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë eksplodim, por së paku një sulm i mëparshëm ishte i lidhur me një lëvizje myslimane, që është aleate e grupit ekstremist, Shteti Islamik.
