Vazhdojmë humanitetin, të ndihmojmë familjen Jonuzi në Tetovë
Pas njoftimit në Tvm 2 se familja 6 anëtarëshe Jonuzi jeton në kushte jashtëzakonisht të vështira....

Pas njoftimit në Tvm 2 se familja 6 anëtarëshe Jonuzi jeton në kushte jashtëzakonisht të vështira, e menjëherëshme ishte ndihma e njerëzve humanë.
Shoqata kulturore humanitare Drita, nga Tetova, pa nga afër se shtëia e tyre nuk plotësonte as kushtet elementare për jetesë dhe filloi ndihmën e parë.
Me ndihmën e tyre shtëpia ka arritur deri në ndërtimin e karabinasë, pasi deri këtu mjaftonin mjetet.
“Pasi i dëgjuam lajmet në TVM2 dhe ne si shoqatë e morëm përsipër që të shkohet tek ajo familje të vizitohet. Ajo shpi ishte duke u rrëzuar, nuk kishte mundësi që aty të qëndrohet dhe ne vendosëm që ti ndihmojmë familjes Ne me atë buxhetin ton që patëm nga qendra Islamike kulturore shqiptare në Oslo të Norvegjisë, filluam të ndërtojmë. Tani ka ngelur në të njëjtën gjendje, tani normal që ka nevojë për më tutje të vazhdohet ka nevojë për sanatim për instalimin e ujit, çka duhet brenda të kompletohet shpija dhe kemi disa material ende pa paguar. Tani presim dikush tjetër kush ka mundësi të na ndihmojë asaj familje që dimrin të e kaloj në shpinë e vetë.” – tha Abdulmexhait Saliu nga Shoqata “Drita”.
Kryefamiljari Rasim Jonuzi i falemenderon të gjithëve atyre që kanë dhënë kontribut, por thekson se ka nevojë edhe për pak mjetë që të përfundoj tërësisht shtëpia , dhe të bëjnë një sy gjumë rahat pasi nuk mund të përballojnë qiranë.
“Jam i kënaqur nga populli që na kanë ndihmuar deri në këtë fazë , por ishalla ende Zoti ju jep shpresa ju jep vullnet të na ndihmojnë . Ka ngelur tek mjete pasi na mungojnë kemi borxhe mbi 2500 euro , e shihni ju deri se ku kemi arritur , dhe duket se na duhen edhe pak që të futemi edhe në shtëpi , pasi kemi ngelur në këtë fazë , në këtë gjendej nuk mund të jetojmë , por kemi shpresë të na ndihmojnë populli , edhe ne , në dhomat tona të bëjmë një gjumë të rehatshëm.” – tha kryefamiljari, Rasim Jonuzi.
TVM 2 falenderon nga zemra shoqatën Drita dhe gjithë të tjerët që ndihmuan deri në këtë fazë. Ne vazhdojmë të këkrojmë edhe më tej ndihmën tuaj ta çojmë deri në fund idenë për ti bërë me shtëpi anëtarët e kësaj familjeje. Për të ndihmuar këtë familje mund të lajmëroheni në 072-317-282 ose në 071 240-969. (Visar Sadiki, TVM2)
