PDSH mbrëmë në Shkup mbajti konventën partiake zgjedhore

13.11.2016 17:59

Partia Demokratike Shqiptare, mbrëmë para qytetarëve të Shkupit mbajti konvetën promovuese....

Partia Demokratike Shqiptare, mbrëmë  para qytetarëve të Shkupit mbajti konvetën promovuese me ç’rast prezantoi kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Lideri i PDSH para të pranishmive foli për platformën dhe programin  zgjedhor të cilat sipas tij janë masat e duhura për avansimin e shqiptarëve të Maqedonisë. 

“Një ndryshimi urgjent i sistemit juridiko-kushtetues në Maqedoni me çka shqiptarët do ta fitojnë të drejtën me kushtetutë të drejtën e vetos dhe të drejtën për konsenzus në vendimmarrje me popullin tjetër maqedonas. Numër dy platform e PDSH-së parasheh ndarjen e drejtë dhe proporcionale të buxhetit të shtetit. Në vend që qeveria e maqedonisë të ndajë buxhet qesharak dhe shum të vogël për shqiptarët ne kërkojmë minimum 30% të atij buxheti të shkojë për përmirësimin e cilsisë të jetës së shqiptarëve. Tre ndërprerja urgjente  e represionit shtetrorë mbi shqiptarët” – tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi gjithashtu kërkoi edhe miratimin e menjëhershëm të dy ligjeve për amnestimin e të gjithë shqiptarëve që janë nëpër burgje për shkak se shumica absolute janë për vepra koti dhe faljen e të gjitha borxheve të cilat i kanë shqiptarët ndaj shtetit.

Ndërkohë, shefi i shtabit zgjedhorë Azem Sadiuku para të pranishmive tha se gjendjen e krijuar të shqiptarëve mund ta përmirsojnë vetëm kuadrot e PDSH-së.

“Gjendja e shqiptarëve është tepër e rëndë dhe tepër e përkeqësuar. Këtë gjendje të rëndë dhe të përkeqësuar  mundet vetëm PDSH-ja ta përmirsojë, vetëm PDSH mund ta ndryshojë, sepse i ka strukturat e saj të shëndosha dhe stabile, e ka kryetarin e saj të ditur dhe të guximshëm” – deklaroi Shefi i shtabit zgjedhorë të PDSH-së, Azem Sadiku.

PDSH-ja në Njësinë e pare zgjedhore bartës liste ka kandiduar Idriz Oranën, në njësinë e dytë zgjedhore Orhan Ibrahimin, në Njësinë e tretë zgjedhore Sami Rushitin.

Në Njësinë e pestë zgjedhore Adrian Huseinin, ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi do të kryesojë listën në njësinë e gjashtë zgjedhore. (Naim Ramadani, TVM2)