Në pallatin e kulturës në Dibër u mbajt mbrëmja potike “Dr.Lutfi Turkeshi”

13.11.2016 19:28

Në organizim të Klubit Letrar “Art-Klub” mbrëmë Në qendrën për Kulturë në Dibër u mbajt Mbrëmja poetike “Dr.Lutfi Turkeshi”....

Në organizim të Klubit Letrar “Art-Klub” mbrëmë Në qendrën për Kulturë në Dibër u mbajt Mbrëmja poetike “Dr.Lutfi Turkeshi”, ku merrnin pjesë  poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, midis të cilëve muarrën pjesë  poetët  Shefqete Golshaci, Xhelal Tosku,, Nehas Sopaj, Fadil; Curri, Vasil Premçi, Adem Abdullahu, Rahim Ganiu, Kujtim Stana, Arbëresha Turkeshi, Rexhep Bajrami, Basir Bushkashi, Florida Straka, Rami Kamberi, Nuri Koleci, Behare Neziri, Urime Straka, Irfan Ushtelenca, Rudina Batku, Zini Erbeli dhe Burhan Skikuli.

Pika më atraktive e manifestimit “portiku poetik” ku përmes fjalës poetike poetët shkurtuan distancat Tiranë, Prishtinë, Shkup. Poetwt nw kwtw orw letrare  lexuan poezi nga krijimtaria e tyre.

Në këtë event të rëndësishëm kulturor për poezitë më të mira të krijuesve të rinjë u ndanë edhe mirënjohjet e konkursit letrar të Titulluar “Ajri Begu” ku u vlerësuan poezitë më të mira të të rinjve: Enesa Sela, Erjon Jani, dhe Adisa Cërroi. (Atli Dema,  TVM2)