Incident në takimin në Kumanovë, BDI: Po keqpërdoret dhimbja e njerëzve
BDI ka mbajtur sot takimin e radhës me qytetarët në Kumanovë....

BDI ka mbajtur sot takimin e radhës me qytetarët në Kumanovë, por fillimi i takimit është shoqëruar me një incident. Para restorantit ku ishte planifikuar të mbahej takimi, u mbodhën një grup qytetarësh që tentuan të pengojnë hyrjen në sallë të liderit të BDI-së
Protestuesit u organizuan nga familja e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponja, i cili u vra verën e kaluar pas zënkave në organet e BDI-së në Kumanovë. Qytetarët bllokuan rrugën për në hyrje të restorantit dhe incidenti eskaloi ku rata përvec thirjjeve ofenduese ndaj të gjithë aktivistëve të BDI-së që hynin në restorant, filluan edhe të qëllojnë me gurë në drejtim të ekskortës që shoqëronte liderin e BDI-së, me crast u dëmtuan edhe makinat e delegacionit të BDI-së.
Ndaj këtij incidenti kanë reaguar nga BDI nga e cila dënojnë ashpër aktet e paligjshme ndaj karavanit të delegacionit.
“Ne shprehim keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara. BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”, thuhet nën reagim.
NGa BDI shtojnë se grupi i vogël i protestuesve të dhunshmë, nuk arritën të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë thonë nga BDI.
