Tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re
Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur ishullin jugor të Zelandës së Re, një orë pasi tërmeti i parë la të vdekur dy persona...

Tërmeti i dytë goditi në orën 13:45, sipas orës lokale, në një thellësi prej 10 km (6 milje), në verilindje të Christchurch.
Tërmeti i parë, i cili ishte me magnitudë 7.5, goditi fillimisht të njëjtën zonë, duke shkaktuar paralajmërime cunami.
Banorëve përreth lumit Clarence – një nga më të mëdhenjtë në ishullin e jugut – iu kërkua të evakuohen menjëherë edhe atë me qëndrim në zonat më të sigurta.
Dëmet e konsiderueshme në infrastrukturë janë konfirmuar edhe nga kryeministri i vendit, i cili tha se për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar nga lëkundjet sizmike do të duhen të paktën dy miliardë dollarë.
Në shumë zona të thella të vendit banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm, teksa është shkëputur edhe energjia elektrike.
Nga lëkundjet janë prekur edhe bagëtitë, ndonëse deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar.
Ndërkohë, një video që është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare është pikërisht ky filmim i xhiruar nga helikopteri, ku dallohen disa lopë të bllokuara si pasojë e tërmetit.
