Futboll

Ancelotti i shokuar nga vdekja e Titos

27.04.2014 11:48

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i shokuar me rastin e vdekjes së ish-trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova...

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i shokuar me rastin e vdekjes së ish-trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.
 
Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp pas fitores prej 4-0 ndaj Osasunas dhe sipas Marca, ai nderoi Vilanovan për kontributin dhe gjithçka që ka bërë.
 
"Unë nuk kam kaluar shumë kohë me të. Më kujtohet se kemi qenë kundër njëri-tjetrit vitin e kaluar kur unë isha me PSG-në".
 
"Ai ka qenë një njeri i qetë dhe shumë kualitativ në punën që ka bërë. Jam i shokuar. Ai është një koleg i imi. Ne duhet të jemi këtu për të mbështetur familjen e tij dhe Barcelonën, që ka humbur një figurë të rëndësishme të klubit", ka deklaruar Ancelotti.