Botë
Zhambon: Në radhët e SHI-së janë deri më 5.000 evropianë
14.11.2016 10:45
Ministri belg i Punëve të Brendshme, Zhan Zhambon deklaroi se vlerësimi i tij është se midis 3.000 dhe 5.000 evropianë...

Ministri belg i Punëve të Brendshme, Zhan Zhambon deklaroi se vlerësimi i tij është se midis 3.000 dhe 5.000 evropianë ndohen në radhët e grupit xhihadist Shteti Islamik.
Ai theksoi se shërbimet evropiane për zbulim tani munden vetëm të presin dhe të shohin se sa prej tyre do të kthehen në atdheun e tyre.
"SHI është nën presionin e Mosulit dhe Rakës. Pjesëtarët e tij nga Belgjika janë angazhuar në mbrojtjen e këtyre strehimoreve të SHI-së. Duhet të jemi të vetëdijshëm se atje nuk janë 200, por janë midis 3.000 dhe 5.000 evropianë", theksoi ministri belg.
Zhambon shtoi se të gjitha agjencitë për zbulim tentojnë ta ndjekin situatën dhe të këmbejnë informacione.
"Nëse ndodh një valë e kthimit mbrapa, duhet të jemi të gatshëm", porositi Zhambon./mia
