Bullgari, dorëhiqet qeveria e kryeministrit Borisov
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, dhe qeveria që ai drejton, sot dhanë dorëheqjen...

Në letrën me dorëheqje, Borisov përmend se Qeveria do të vazhdojë t'i kryejë funksionet e saj deri në zgjedhjen e këshillit të ri ministror dhe se do të sigurojë vazhdimësi në menaxhimin me vendin.
Dorëheqjen e Qeverisë së tij Borisov e paralajmëroi prej mbrëmë pas fitores së kandidatit të pavarur për president të Bullgarisë, të përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare, Rumen Radev, në zgjedhjet presidenciale.
Borisov deklaroi se në Bullgari ka situatë të re politike dhe se është e dukshme se është krijuar shumicë e re, e cila do të duhet të formojë qeveri të re.
Borisov u angazhua edhe për konvokim të kuvendit të madh popullor, institucion i specializuar ligjdhënës në Bullgari, i cili ka përbërje të zgjeruar në krahasim me Kuvendin e rregullt popullor dhe ka të drejta ekskluzive të vendosë për një pjesë të caktuar të çështjeve, duke përfshirë edhe për ndryshim të Kushtetutës.
"Shumë njerëz ndjehen të pakënaqur dhe e qartë është se mbi 3,5 milion bullgarë duan ndryshime",- deklaroi Borisov, duke u angazhuar, mes tjerash, edhe për zvogëlimin e numrit të deputetëve në Parlamentin bullgar.
