Botë

“Super-Hëna” ndriçon këtë javë qiellin

14.11.2016 13:50

Hëna më e ndritshme në gati 69 vjet do të ndriçojë qiellin këtë javë...

Fenomeni i njohur si “Super-Hëna” do të arrijë kulmin në Amerikën Veriore sot para agimit, ndërsa në Azi dhe në Paqësorin Jugor sonte në mbrëmje.
 
Kjo gjendje e Hënës ndodh kur ajo vjen më afër Tokës.
 
Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se Hëna do t’i afrohet Tokës në 221,523 milje.
 
“Super-Hëna” e fundit ka qenë në janar të vitit 1948.
 
Në vitin 2034, parashihet që Hëna të vijë edhe më afër Tokës, përkatësisht në 221,485 milje./evropaelire