Botë
Lëndohen tre persona në një shpërthim në Stamboll
14.11.2016 14:42
Tre persona janë lënduar në një shpërthim që sot ka ndodhur në anën aziatike të Stambollit...

Sipas policisë, ka shpërthyer një pako që korrieri e ka dërguar në një kompani elektronike në Maltepe, pjesë e qytetit e njohur si pjesë komerciale dhe banesore.
Turqia është në gjendje të kujdesit të rritur javëve të fundit për shkak të një numri të madh të sulmeve dhe kërcënimeve nga SHI-ja, kurdët dhe grupet militante majtiste./mia
