Botë
Sulm kamikaz në Bagdad, humbin jetën tetë persona
14.11.2016 14:47
Të paktën tetë persona rezultojnë të vrarë pas disa sulmeve kamikaze në jugperëndim të Bagdadit, një rajon i prekur rrallë nga kjo lloj dhune, kanë theksuar zyrtarë irakianë...

Sulmi, i cili ka ndodhur në shkretëtirën e Ain al-Tamer, është kryer nga gjashtë persona, disa prej të cilëve u vranë nga forcat e sigurisë para se të aktivizonin ngarkesën e tyre të mjeteve shpërthyese.
“Kamikazët që kanë tentuar të futen në shkretëtirën e Ain al-Tamer janë përballur me reagimin e forcave të sigurisë dhe janë tërhequr në një zonë në afërsi ku kanë shpërthyer dhe eksplozivët e tyre”,- theksoi një anëtar i Këshillit të provincës Kerbala, Masoum al-Tamimi.
Sulmet në jug të Irakut kanë qenë relativisht të rralla në raport me numrin e sulmeve në kryeqytetin e Bagdadit.
