Maqedoni

Neziri: MASh do të riparojë në tërësi Sh. F. “Liria” në Tetovë

14.11.2016 15:37

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe përgjegjësit për arsim në komunën e Tetovës kanë inspektuar gjendjen në Shkollën “Lira” në Tetovë...

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe përgjegjësit për arsim në komunën e Tetovës kanë inspektuar gjendjen në Shkollën “Lira” në Tetovë, ku janë njoftuar për së afërmi me nevojën urgjente për riparimin e kulmit të shkollës.
 
Drejtoria e shkollës së bashku me prindërit kanë marrë premtim nga Ministria e Arsimit për riparimin e tërësishëm të shkollës, duke filluar nga kulmi.
 
“U dakorduam që një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që e ka për obligim të bëjë investime kapitale, është që sa më shpejtë të rregullohet kulmi. Gjithashtu, kemi prezantuar edhe projektin final për rikonstruimin e tërësishëm të këtij objekti shkollor, që kushton mbi 30 milion denarë, por kjo do të shkojë nëpër faza. Respektivisht faza e parë do të jetë ndërrimi i kulmit të shkollës, respektivisht riskonstruimi, ndërsa në periudhën e ardhshme do të bëhet edhe faza e dytë, gjegjësisht rikostruimi i tërësishëm i objektit”,- tha Safet Neziri nga Ministria e Arsimit.
 
“Nga inspektimi i sotëm që ishin përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit konstatuan dhe na dhanë fjalën që do të bëhet rikonstruimi i çatisë së shkollës, që do të fillojë si fazë e parë dhe me kalimin e kohës edhe fazat e tjera të rikonstruimit të shkollës”,- theksoi drejtoresha e Shkollës “Liria” – Tetovë, Shpresa Iseini.
 
Kërkesë tjetër e prindërve ka qenë që fëmijët e tyre të mos ndërrojnë ambientin shkollor dhe të vazhdojnë mësimin në këtë shkollë me orar të shkurtuar, për çka pritet pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
 
VISAR SADIKI