Maqedoni

MPB fillon fushatën: Parandalim të vjedhjeve nëpër vetura

14.11.2016 16:08

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me komunë Qendër, filluan fushatën për parandalimin e vjedhjeve nëpër automjete motorike...

Qëllimi i kësaj është që të rritet vetëdija dhe niveli i sigurisë personale në lidhje me pronën e tyre. 
 
“Kemi numër të madh të këtyre rasteve ku dëmtohen veturat për të marrë gjësendet që lihen brenda. Ne si komunë Qendër i bashkëngjitemi këtij apeli, kuptohet do të bashkëpunojmë në këtë drejtim edhe MPB edhe komuna jonë do të punojmë bashkërisht që t’i mbrojmë qytetarët tanë nga këto vjedhje”,- deklaroi kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernoski.
 
Shpeshherë ndodh që nga tempoja e shpejtë dhe jeta dinamike qytetarët të harrojnë nëpër veturat e tyre gjëra të rëndësishme dhe me vlerë.
 
E gjithë kjo paraqet provokim dhe mundësi për shkelësit që të kryejnë vjedhje të rënda, si pasojë e kësaj vjen deri tek vjedhjet e rënda nëpër automjetet motorike, thonë nga MPB.
 
“Gjësende me vlerë që merren më shpesh janë: llaptop-kompjuterë, tableta, telefona celularë, të holla, çanta femrash, syze të shtrenjta dhe shumë gjësende të tjera të cilat tërheqin vëmendjen e kryerësve të këtyre vjedhjeve. 173 vjedhje të rënda janë kryer nëpër automjetet e udhëtimit”,- theksoi nga Departamenti për parandalim-MPB, Mileska Bilijana.
 
Na MPB-ja apelojnë qytetarët të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim dhe të mos lënë nëpër automjetet e tyre gjësende me vlerë, sepse në këtë mënyrë ata do ta mbrojnë veten dhe mjetin e tyre të udhëtimit.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU