Maqedoni
Dita Europiane e Sipërmarrësisë, sipërmarrësia mundësi e mirë për zbutjen e papunësisë
14.11.2016 17:23
Sipërmarrësia duhet të shihet si një mundësi e mirë për zbutjen e papunësisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit...

Sipërmarrësia duhet të shihet si një mundësi e mirë për zbutjen e papunësisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit, u theksua me rastin e Ditës Europiane të Sipërmarësisë. Sipas autoriteteve, nevojitet motivimi i të rinjve për të themeluar bizneset e tyre personale.
“Duhet t’i inkurajojmë të rinjtë, studentët, që të përqendrohen në sipërmarrësi dhe krijimin e bizneseve personale”,- tha drejtori ekzekutiv i AEB-së, Dimitar Ristovski.
“Njerëzit kanë ide të shkëlqyeshme se si shoqëria mund të përparojë në aspekt të uljes së varfërisë. Duhet të bëhen ndryshime, të sillen teknologji të reja”,- u shpreh anëtarja e Këshillit Europian Ekonomik dhe Social, Mardi Shama.
Në kuadër të ditës europiane të sipërmarrësisë u organizua konferenca me temë “Gratë lidere, zhvillimi personal dhe etik”, ku u potencua se gratë në Maqedoni janë një potencial i pashfrytëzuar, pasi që shumë pak gra udhëheqin kompani të mëdha.
“Fakti që 50% e popullatës së Maqedonisë janë të gjinisë femërore, ndërsa 43.1% e grave janë në tregun e punës, flet se gratë në Maqedoni janë një potencial i pashfrytëzuar. Në përputhje me Ligjin për mundësi të barabarta për punë, ne jemi të barabartë dhe nuk guxon të ketë disbalans në biznes, por në praktikë nuk është ashtu”,- tha kryetarja e Shoqërisë së Grave “Elit”, Lençe Ugrinovksa.
Bashkëpunim i biznesit, politikës dhe sektorit joqeveritar do t’u mundësonte grave kushte më të mira për të zhvilluar biznesin e tyre, u tha me këtë rast.
ERSAN PAJAZITI
