Tërmeti, Zelandë e Re" Lëkundjet mund të vazhdojnë për disa muaj

14.11.2016 17:47

Tërmet i ri prej 6.3 ballë të shkallës së rihterit goditi ishullin e jugut të Zelandës së Re...

Tërmet i ri prej 6.3 ballë të shkallës së rihterit goditi ishullin e jugut të Zelandës së Re pak pas tërmetit të parë, ku humbën jetën dy persona, ndërsa të paktën gjashtë janë plagosur.

GOV NET, një projekt i financuar nga qeveria që monitoron tërmetet, paralajmëroi se lëkundjet e tokës mund të vazhdojnë për disa muaj. Autoritetet u mobilizuan për evakuimin e banorëve përgjatë bregdetit lindor.

Kryeministri, John Key, tha se dëmet nga tërmetet shkojnë në miliarda dollarë. Në shumë zona të thella të vendit banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm, teksa është shkëputur edhe energjia elektrike. Nga lëkundjet janë prekur edhe bagëtitë, ndonëse deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar.

“Me patjetër duhet që popullit t’i sigurojmë ujë dhe ushqim, por dhe të përgatitemi që të sigurojmë dhe të kujdesemi për afër 600 njerëz. Për shkak të rrugëve të bllokuara, për momentin vetëm me helikopter mund të bëjmë evakuimin. Shumë turist janë të bllokuar në Zelandën e Re”,- deklaroi presidenti i Zelandës së Re, John Key.

Banorët e Christchurch furnizohen me prodhime elementare për të mbijetuar. Për banorët kjo është edhe një përkujtim i vitit 2011, ku kishte një tërmet që u mori jetën 185 njerëzve.

“Tërmeti zgjati tre minuta, ishte shumë i gjatë, mendoj që kishte dy tërmete, e dimë që tërmetet do të zgjasin edhe për një kohë të shkurt në të ardhmen”,- tha një qytetar.

“Nuk mundesha të lëviz në dhomë, qëndrova pranë derës dhe shikoja çfarë bënin të tjerët, u ktheva në shtrat, por nuk mu duk gjë e mençur dhe më pas kalova poshtë”,- theksoi një qytetare.

Tërmeti ka shkaktuar lëkundje deri në kryeqytetin Velington, ku për disa orë nuk punonte asgjë. Vendi është pjesë e të ashtuquajturës unaza e zjarrtë e Pacifikut, ku shpeshherë ndodhin tërmete dhe vullkane. (Gazmend Rexhepi, TVM2)