Maqedoni

Rasti “Kumanova”, gjykimi i Sulejman Osmanit, shqyrtohen bisedat

14.11.2016 17:58

Ka vazhduar sot i mbyllur për opinionin publik gjykimi i Sulejman Osmanit, i akuzuar për rastin “Kumanova”...

Në gjykimin e sotëm sërish janë shqyrtuar transkriptet e bisedave telefonike mes Osmanit dhe agjentëve të DSK-së. 
 
55 vjeçari ishte arrestuar në Kosovë në korrik të vitit 2015 pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia si i përfshirë në “Grupin e Kumanovës”. Ai u ekstradua në Maqedoni në 22 qershor.
 
Osmani u bë i njohur për opinionin publik pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ku ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë. Gjykimi i Osmanit bëhet ndaras nga 37 të akuzuarit e tjerë, pasi që nisi më vonë dhe Gjykata nuk pranoi për ta bashkuar lëndën, pasi që do të duhej të kishte rigjykim nga fillimi. 
 
Në konfliktin e vitit të kaluar, në “Lagjen e trimave” në Kumanovë mbetën të vrarë tetë policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, 42 u plagosën. Gjatë luftimeve humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të “Grupi të armatosur”.