Tregjet, shënohet rënie e shitjes për 20%
Vitet e fundit, tregjet e gjelbra në Maqedoni kanë shënuar rënie....

Vitet e fundit, tregjet e gjelbra në Maqedoni kanë shënuar rënie të shitjes për rreth 20%.
Për këtë arsye edhe grupacioni i tregjeve është më aktiv në organizimin dhe shkëmbimin e përvojave me vendet e rajonit me të vetmin qëllim, që tregjet të punojnë më shumë në aspekt të modernizimi të tij. Sipas Odës Ekonomike, konkurrentë më të mëdhenj të tregjeve janë marketet e mëdha, të cilat kanë mini-tregje të gjelbra në kuadër të objekteve të tyre.
“Organizatorët e tregjeve janë më aktiv në organizimin e tregjeve të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave, para së gjithash me vendet e rajonit. Në shumë qytete në Maqedoni, përfshirë edhe Shkupin, në fazë të rikonstruimit është ripërtëritja dhe ndërtimi i tregjeve të reja. Tregjet kanë ide, ofrojnë zgjidhje dhe projekte, por modernizimi është proces kompleks”,- tha Daniela Mihajllovska-Vasilevska nga OEM.
“Përveç shkëmbimit të përvojave, ne gjithashtu si grupacion i tregtarëve të Maqedonisë marrim pjesë në projekte të përbashkëta me tregjet e vendeve të rajonit, me qëllim që të marrim mjete nga Fondet Europiane, që këto mjete t’i dedikojmë në modernizimin e tregjeve të vendit tonë",- tha drejtori i N. P. „Tregjet” nga Manastiri, Sasho Stamatov.
Të dhënat flasin se në Maqedoni ka 15.000 deri 20.000 qiramarrës të tezgave, si edhe mbi 10.000 njerëz jetojnë nga tregtia në tregjet e gjelbra. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
