Sektori joqeveritar ngre shqetësim për trajtimin e romëve

14.11.2016 18:40

Papunësia, diskriminimi dhe qasja e pamjaftueshme deri te shërbimet shëndetësore....

Papunësia, diskriminimi dhe qasja e pamjaftueshme deri te shërbimet shëndetësore janë një pjesë e problemeve me të cilat ballafaqohen romët në Maqedoni, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Nga organizatat joqeveritare të cilat punojnë për zgjidhjen e këtij problemi të etnitetit rom thonë se ekziston injorancë nga ana e shtetit dhe nuk munden t’i realizojnë të drejtat e tyre.

“Nga puna jonë e deritanishme ne kemi përfunduar që, sa i përket të drejtave të romëve, ky raport është plotësisht i pamundur, ose është injoruar aq gjatë sa që tanimë në fund merr kahjen e padrejtësisë se sa të drejtësisë”,- deklaroi  Nesime Selioska nga OJQ “Roma SOS”.

Sipas organizatave joqeveritare, një pjesë më e madhe e romëve nuk janë as ne evidencën shtetërore, që rezulton me probleme të mëdha, siç është edhe ekzistenca.

“Maqedonia nuk ka bërë asnjë hap përpara kur bëhet fjalë për avancimin e të  drejtave të njeriut të romëve në Maqedoni. Të flasim realisht, tanimë në vitin 2016 ende nuk ka evidencë shtetërore të romëve në vend”,- theksoi Uranija Pirovska nga Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Maqedoni vlerëson se janë të nevojshme politika më të mira për përmirësimin e romëve në Maqedoni. Ndërsa si motiv për këtë duhet të jetë numri i madh i rasteve të diskriminimit ndaj tyre.

“Duhet të ketë politika të mëtutjeshme për zbatimin e teorisë në praktikë dhe avancimin e të drejtave të romëve në Maqedoni”,- tha zëvendësambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Akvatici Marko.

Me mbështetje të Ambasadës gjermane në Maqedoni, nga sot në disponim është ueb faqja Romamapa, ku do të mund të paraqiten raste të shkeljes së të drejtave të popullatës rome. (Besim Abdullai, TVM2)