Prishtinë, protesta me moton “drejtësi për Astritin”

14.11.2016 19:34

Qindra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë...

Qindra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Protestës së organizuar nga pjesëtarë të shoqërisë civile i janë bashkuar edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes, pjesë e të cilës ishte edhe Astrit Dehari.

Besa Luzha tha se rasti i vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është diçka e tmerrshme dhe se askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë.

Ngjashëm u shpreh edhe Tomë Gashi, avokat i familjes  Dehari, i cili po ashtu ishte i pranishëm në protestë.