Nisma Adriatiko-Joniane kërkon zgjerim
Nisma Adriatiko-Joniane do të zgjerohet edhe me përfshirjen në të, të Maqedonisë dhe të Kosovës….

Nisma Adriatiko-Joniane do të zgjerohet edhe me përfshirjen në të, të Maqedonisë dhe të Kosovës.
Ky ka qenë propozimi i kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të kryesimit të presidencës nga Shqipëria. Gjatë punimeve të vendeve anëtare të nismës Adriatiko-Joniane, Meta tha se do të zbatohet një filozofi e zgjerimit të vendeve pjesëmarrëse.
Kjo ide është mbështetur edhe nga kryeministri, Edi Rama, duke thënë se koka e re e paqes kërkon një nivel të ri bashkëpunimi.
Konferenca e sotme për nismën në fjalë, kishte si tematikë: afrimin me Bashkimin Evropian, promovimin e mirëqenies së qëndrueshme ekonomike dhe sociale të rajonit Adriatik dhe Jon dhe nxitjen e aktiviteteve turistike dhe të shërbimeve të bazuara në produktet vendore. Në të morën pjesë përfaqësues nga Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Sllovenia. (Luljeta Ndoka, TVM2)
