Blindohet Greqia, Barack Obama shkon nesër në Athinë

14.11.2016 20:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama do të vizitojë nesër Athinën....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama do të vizitojë nesër Athinën.

Të gjitha shërbimet e policisë dhe shërbimet e inteligjencës kanë marrë masa të larta sigurie për presidentin amerikan. I githë qyteti i Athinës është blinduar, rrugët kryesore do të jenë të bllokuara.

Obama pritet të mbërrijë në kryeqytetin grek në mesditë dhe në orën 13:30 me orën lokale do të takohet me Presidentin e Greqisë Prokopis Pavlopoulos. Më pas do të zhvillojë takim me Kryeministrin Alexis Tsipras dhe më pas të dy do të dalin në një konferencë shtypi.

Në orën 19:30 me orën lokale është planifikuar një darkë në pallatin presidencial. Në ditën e dytë të vizitës, Presidenti Obama do të vizitojë Akropolin. 4500 policë do të angazhohen si pjesë e masave të sigurisë. Në tarraca do të jenë të vendosur snajpera, ndërsa skuadra antibombë do të shoqërojnë eskortën e presidentit amerikan.