Maqedoni
Dhjetë aksidente dje në Shkup, "karrotreci" largon 78 automjete
15.11.2016 09:40
Dhjetë aksidente janë evidentuar në njëzetë e katër orët e kaluara në Shkup, me ç'rast në pesë janë lënduar lehtë pesë persona...

Dhjetë aksidente janë evidentuar në njëzetë e katër orët e kaluara në Shkup, me ç'rast në pesë janë lënduar lehtë pesë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar vetëm dëm material.
Siç njoftuan për MIA-n nga SPB - Shkup, policia rrugore ka sanskionuar tre drejtues të cilët automjetin e kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, dy kanë kaluar në semafor të kuq, 37 nuk e kanë vendosur rripin e sigurisë ose kanë përdorur telefonin celular, ndërsa 20 kanë qenë pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar. Janë ndaluar edhe 53 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special "karrotreci", gjatë ditës së djeshme janë larguar 78 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit rrugor si dhe të këmbësorëve.
Nga policia rrugore përkujtojnë se prej sot deri më 15 mars në fuqi është obligimi që drejtuesit në automjetet e tyre të cilët marrin pjesë në komunikacion në mënyrë të obligueshme të mbajnë gjegjësisht të posedojnë pajisje dimërore./mia
