Botë
Athinë, arrin për vizitë presidenti amerikan Obama
15.11.2016 09:51
Presidenti aktual amerikan, Barak Obama, sot dhe nesër qëndron për vizitë në Athinë, që është etapa e parë e udhëtimit të tij të fundit jashtë vendit si president i SHBA-së...

Obama sot do të takohet me presidentin grek, Prokopis Pavlopulos, më pas edhe me kryeministrin, Aleksis Cipras, ndërsa sonte do të marrë pjesë në darkën zyrtare që për nder të tij e organizon Pavlopulos.
Presidenti amerikan nesër do ta vizitojë Partenonin, ndërsa para se të niset për në Berlin do të mbajë fjalim në qendrën kulturore "Stavros Niarhos", për të cilin besohet se, gjegjësisht, do të jetë fjalim ndaj publikut ndërkombëtar, me qëllim që t'i theksojë arritjet e administratës së tij para se të largohet nga funksioni në janar.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dhimitris Canakopulos, deklaroi se: "Pas 17 vitesh, një president amerikan e viziton Greqinë. Në agjendën e bisedimeve janë borxhi grek, çështja për refugjatët, çështja e Qipros dhe çështje të tjera bilaterale lidhur me marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Greqisë",- shtoi ai.
Grupet majtiste dhe anarkiste kanë planifikuar protesta gjatë vizitës së Obamës në Greqi, e para e një presidenti amerikan që prej asaj të Bill Clintonit në vitin 1999.
Udhëtimi i Clintonit u shënua me demonstrata të dhunshme.
