Maqedoni

Shkup, përleshje me armë mes dy grupeve

15.11.2016 10:34

Një incident i ngjashëm me ato që jemi mësuar t’i shohim vetëm në filma, mbrëmë ka ndodhur në Shkup...

Një incident i ngjashëm me ato që jemi mësuar t’i shohim vetëm në filma, mbrëmë ka ndodhur në Shkup, ku dy grupe kanë gjuajtur me armë zjarri nga veturat.

Nga ky incident ka mbetur i plagosur personi me iniciale D. T., nga Gjorçe Petrovi, i moshës 45 vjeçare, i cili është qëlluar me tre plumba dhe ndodhet i shtrirë në qendrën urgjente në Shkup.

Mjekët nga kjo qendër urgjente thonë se personi në fjalë është plagosur me tre plumba në bark, gjoks e në dorën e djathtë dhe është në rrezik për jetë.

Nga MPB njoftojnë se aksidenti i tij dhe rrokullisja e veturës ka ndodhur pasi ai ka dashur të shkojë vetë në spital pasi është plagosur.

Gjithashtu, nga MPB thonë se janë duke i kontrolluar incizimet e kamerave të rrugëve, si pjesë e projektit “Safe City”.

Jozyrtarisht, dy grupet janë përleshur për llogari kriminale.