MAQEDONI

LSM, iniciativë për ndryshime në ligjin për siguri dhe shëndet

28.04.2014 16:42

Sipas kryetarit, Zhivko Mitrevski, përskaj përfaqësuesit për siguri, në punë duhet të ketë në çdo ndërmarrje edhe kryetar të Organizatës Sindikale…...

Në ditën botërore të sigurimit dhe shëndetit në punë, Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë ka paralajmëruar se me iniciativën për ndryshime dhe plotësime të ligjit përkatës, do të shënojë ditën botërore të punës, “1 Majin”.

Sipas kryetarit, Zhivko Mitrevski, përskaj përfaqësuesit për siguri, në punë duhet të ketë në çdo ndërmarrje edhe kryetar të Organizatës Sindikale.

“Ingerencat duhet t’i ketë edhe kryetari i Organizatës Sindikale dhe përmes tij të sigurojë vend adekuat në suaza të implementimit të të gjitha aktiviteteve që i ka jo vetëm përfaqësuesi i sigurimit, por edhe kryetari i Organizatës Sindikale, duke filluar nga prezenca e tij gjatë miratimit të planeve, deklaratave, evidencave, raporteve, si dhe sigurimin e masave adekuate për shëndet në punë”, u shpreh kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.

Mitrevski rikujtoi ligjet e miratuara nga Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë, siç janë: garantimi i rrogës minimale, ligji për mobing për këshillime evropiane dhe sigurimi i tre shtyllave, me qëllim që të mos ketë dëbime masive nga puna, të mos zvogëlohet rroga dhe të mos rritet kufiri i daljes në pension. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)